×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyra e Kryeministrit e organizon Paradën e Krenarisë në mbështetje të LGBT, Osmani merr pjesë, Kurti jo

    Reporteri
    28 Qershor 2021 | 14:37

    Sot në Prishtinë do të mbahet Parada e Krenarisë, në mbështetje të komunitetit LGBT. Kjo paradë është organizuar nga Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me dy organizatat e shoqërisë civile, CEL dhe CSGD.


    ZKM-ja ka njoftuar se ceremonia e hapjes së Javës së Krenarisë do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë duke filluar nga ora 18:00.

    Në këtë ceremoni do të marr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa nga Zyra e Kryeministrit i pranishëm nuk do të jetë shefi i Qeverisë, Albin Kurti. Në vend të tij, në ceremoni do të marr pjesë drejatori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, Habit Hajredini.

    Fjalën hyrëse do ta mbajë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa do të flasin edhe Zëvendës Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Riccardo Serri, ambasadorja e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo, si dhe Blert Morina, drejtor i organizatës CEL, e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!