Kryepalamentari Glauk Konjufca në formularët e AKK-së ka deklaruar se si pasuri të paluajtshme posedon një banesë 100 metra katrorë që e ka blerë në vitin 2018. Ai ka deklaruar seka hyrë në kredi për banesë në vlerë prej 67 mijë e 125 eurosh, të cilën duhet ta kthejë për 12 vjet.
I pari i Kuvendit të Kosovës po ashtu bëri të ditur se merr pagë mujore prej 3 mijë e 95 euro e 10 cent, shkruan Insajderi.
Konjufca ka deklaruar se së bashku me bashkëshortën e tij i kanë të kursyera 5 mijë e 449 euro. Ndërsa bashkëshortja e tij merr pagë nga Universiteti i Prishtinës në vlerë 640 eurosh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.