×
  • Sport
  • Sport

    Spanja fiton kundër Koracisë, kalon në çerekfinale

    Reporteri
    28 Qershor 2021 | 20:35

    Sapo përfundoi ndeshja më e zjarrtë e Euro 2020. Spanja ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Evropian pasi ka mposhtur Kroacinë pas vazhdimeve me rezultat 3:5.


    Ishte minuta e 20-të kur nga një top i kthyer prapa nga Pedri, portieri Unai Simon nuk e pranon mirë dhe topi dalëngadalë u fut në portë duke e kaluar Kroacinë në epërsi. Në minutën e 38-të Sarabia arriti ta barazonte rezultatin, duke e dërguar ndeshjen në pushimin mes pjesëve me barazim.

    Pjesa e dytë nisi me avantazhin e Spanjës. Ishte Azpilicueta i cili realizoi golin në minutën e 57-të të ndeshjes, ndërsa 20 minuta më vonë Ferran Torres e dyfishoi epërsinë dhe të gjithë menduan se Spanja e përfundoi punën.

    Por Kroacia nuk mendoi ashtu. Fillimisht kroatët arritën të riktheheshin në lojë me golin e Orsic në minutën e 85-të të ndeshjes, kurse shtatë minuta më vonë Pasalic e barazoi rezultatin dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime.

    Por, deri aty ishte forca e kroatëve. Spanja arriti të shënonte gol në minutën e 100-të të ndeshjes për 3:4 përmes Moratas, kurse tre minuta Oyarzabal vulosi ndeshjen.

    Në çerekfinale, Spanja do të përballet me fituesin e ndeshjes Francë – Zvicër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!