Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një grua është dhunuar në mes të rrugës së Kavajës.
Mësohet se incidenti i dhunshëm ka pranë xhamisë ‘Dine Hoxha’, ndërsa dëshmi nga vendngjarja tregojnë se një kalimtar i rastit ka dhunuar dhe bërë për spital një grua, e cila kishte dalë bashkë me dy fëmijët e saj të mitur për të lypur.
Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa kanë ndërhyrë qytetarët e rastit për të ndalur burrin nga veprimi i dhunshëm që po bënte ndaj gruas që lypte në rrugë.
Fill pas kësaj ata njoftuan policinë dhe ambulancën, e cila transportoi nënën e dy fëmijëve në spital. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por nuk dihet ende nëse ka mundur që të arrestojë personin që ka dhunuar gruan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.