×
  • Lajme
  • Lajme

    E bën të ditur ministri Vitia: Sot erdhën 81 mijë e 900 doza të vaksinave Pfizer në Kosovë

    Reporteri
    28 Qershor 2021 | 21:40

    Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot kanë mbërritur dozat e para të vaksinave Pfizer të blera nga Qeveria e Kosovës.


    Por MSH nuk e tregoi sasinë, e siç duket ia la ‘ekskluzivitetin’ për këtë ministrit Arben Vitia. Ky i fundit përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot mbërritën 81.900 doza të vaksinave Pfizer në vendin tonë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Mirëmbrëma të nderuara qytetare e qytetarë!

    Sot mbërritën 81.900 doza të vaksinave Pfizer në vendin tonë. Kjo është sasia e parë e blerë nga Republika e Kosovës. Në vijim presim dhe shumë të tjetra deri në plotësimin e të gjithë sasisë.

    Vaksina ishte dhe është shpresa për ta kapërcyer të mbrojtur vjeshtën dhe dimrin që na pret përpara. Imunizimi është kyç për mbrojtjen e shëndetit të të dashurve tanë.

    Këtë verë do ta mbajmë mend si vera e vaksinimit masiv në Kosovë.

    Kështu hymë në një cikël të ri që do të na hapë rrugë për të punuar, shkolluar e përmirësuar gjendjen në shumë fusha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!