×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i thotë Von Cramonit: Serbia duhet të tregojë për vendndodhjen e varrezave masive

    Reporteri
    28 Qershor 2021 | 21:52

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.


    Në njoftimit dërguar mediave, takimi nisi me bisedën për rëndësinë e transicionit në energji të pastër dhe për mbrojtjen e lumenjve.

    Von Cramon tha se e çmon angazhimin e kryeministrit dhe të Qeverisë për përkrahjen e projekteve të energjisë së ripërtëritshme.

    Ndërkaq Kurti ka folur për nevojën e një raporti fizibiliteti në fushën e energjisë dhe ka shkruar se është mirë të ketë një konsensus shoqëror e politik, para se të vendoset për këtë çështje kapitale që prek jetën e brezave të ardhshëm.

    “Diskutuan edhe për takimin e 15 qershorit në Bruksel dhe katër propozimet e paraqitura nga kryeministri Kurti. Lidhur me çështjen e të pagjeturve, kryeministri ritheksoi se Serbia duhet t’i hapë arkivat dhe të tregojë vendndodhjen edhe të varrezave të tjera që dyshohet se janë në Serbi. Kryeministri Kurti dhe von Cramon u pajtuan se dialogu i ri për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë një proces konstruktiv dhe i qartë, nga i cili përfitojnë qytetarët”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!