Jehon Breçani 19-vjeçari që aksidentoi këmbësoren Xhesina Gega 24 vjeçe disa javë më parë në Tiranë, është liruar nga qelia.
Gazetarja Xhensila Kodra, tha se gjykata ndryshoi masën e sigurisë ndaj tij nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Sipas gazetarit Artan Hoxha ky vendim është marrë për shkak se vetë 19-vjeçari ka pësuar dëmtime nga përplasja e fortë.
Ngjarja!
Xhesina Gega 24 vjeçe mbeti e plagosur pas një aksidenti në rrugën “Xhanfize Keko”. 24-vjeçarja u përplas nga Jehon Breçani, djali 19-vjeçar i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë Tiranë, Erzen Breçani. Pas përplasjes Gega u transportua në spital por fatkeqësisht e humbi njërën këmbë. Përplasja ka qenë e fortë dhe identifikimi i 23-vjeçares u bë me shumë vështirësi për shkak të plagëve të marra.
Jehon Greçani po ecte me shpejtësi dhe në një moment humbi kontrollin e mjetit dhe u ngjit në trotuarin ku e reja po priste shoqen në stacionin e autobusit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.