×
  • Lajme
  • Lajme

    Vritet një person në “Shtëpinë e të Moshuarve” në Istog, arrestohet një i dyshuar

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 9:32

    Një person është vrarë në Shtëpinë e të Moshuarve në komunën e Istogut.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se deri tek vrasja ka ardhur si pasojë e pakujdesisë, shkruan Reporteri.net.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti kishte  shtyre derën e rrethojave të oborrit të shtëpisë së të moshuarve me ç’rast dera e ka goditur viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar ne QKMF ne Istog  dhe me pas në Spitalin e Pejës ku mjeket kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka dhënë urdhër që i dyshuari të dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!