×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në Malishevë, ndoqi me veturë dhe ngacmoi një të mitur duke u kthyer nga shkolla

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 10:15

    Një person është arrestuar në Malishëve, pasi që kishte ngacmuar një vajzë të mitur e cila ishte duke u kthyer nga shkolla.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Policisë, e mitura kishte raportuar të dyshuarin, pasi që sipas saj, ai e kishte ngadalësuar automjetin e tij dhe i kishte kërkuar vajzës që të shkonte me të, ose do ta merrte ai.

    “Malishevë 18.06.2021 ─ 15:40. Viktima femër e mitur kosovare ka raportuar se deri sa kishte qenë duke u kthyer në shtëpi nga shkolla  një person i panjohur e kishte ngadalësuar automjetin e tij duke i thënë se a po hyn në automjet apo po të marr”, thuhet në raport.

    Tutje, në raport thuhet se pas hetimeve te zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!