Granit Xhaka është deklaruar për fitoren e Zvicrës ndaj Francës, aty ku arritën të mposhtin fituesin e Kupës së Botës me anë të penalltive, për të kaluar në çerekfinale.
Koha e rregullt përfundoi 3-3, në vazhdime nuk kishte gola, derisa ndeshja shkoi në gjuajtjen e penalltive, aty ku Helvetikët shënuan pesë, për dallim nga Les Blues që realizuan katër sosh.
Xhaka, që është edhe kapiten i skuadrës, ka thënë se ata kanë shkruar historinë dhe është shumë krenuar për ekipin dhe lojën e shfaqur.
“Është mrekullueshme, Ne kemi shkruar historinë, jemi të gjithë krenarë”, ka thënë mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën.
“Kemi shkruar historinë e këtij reprezentacioni. Tani kemi Spanjën në çerekfinale, do të jetë e vështirë, por ne po ëndërrojmë”, ka shtuar më tej ai.
Xhaka ishte lojtari i ndeshjes së mbrëmshme, pasi pranoi edhe çmimin nga UEFA.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.