×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ish kanë mirë këtë verë me i bojkotu”, Kosovarët tregojnë se a do shkojnë në Shqipëri pas vrasjeve të fundit

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 10:49

    Sezoni turistik në bregdetin shqiptar tashmë ka nisur. Padyshim se një pjesë e mirë e kosovarëve këto pushime i kalojnë atje. Por, ditëve të fundit shqetësim të madh kanë ngritur vrasja në Velipojë dhe disa incidenteve nëpër zona të ndryshme turistike.


    Duke e parë këtë shqetësim dhe diskutim gjithandej nëpër rrjete sociale, “#Gjesi” ka pyetur sot qytetarët se a do të shkojnë për pushime verore në bregdetin shqiptar dhe sa janë të shqetësuar nga këto zhvillime.

    Një nga qytetarët u shpreh se nuk ndikuan ngjarjet e fundit që ata të mos zgjedhin Shqipërinë si vend për të kaluar pushimet e tyre.

    “Ata i kanë ato punë nërmjet veti. S’kanë sen me neve. Nihere ka ndodhë, nuk ndodhë gjithë. Edhe këto ndodhin në krejt botën, jo veç në Shqipëri.” është shprehur ai.

    Ndërsa dy të rinj thanë se këto ndikojnë shumë keq dhe nëse dikush do të shkojë tashmë në Velipojë nuk mundet sepse sipas tyre, nuk je kurrë i sigurt aty.

    “Po tuten edhe të shpisë me na lanë me shku tash, se aty s’je i sigurt kurrë.”, ka thënë një qytetar.

    Reagimet tjera mund t’i shikoni në videon më poshtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!