×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është postimi ofendues për Kosovën i vozitësit me tabela të Beogradit që u largua nga sheshi

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 13:12

    Ani pse eventi ‘OneLife Rally’ nuk ka të bëjë asgjë me politikë, pjesëmarrësi serb, Milan Djordjeviç, nuk kaloi nëpër Kosovë pa bërë telashe.


    Si pasojë e postimeve të tij në rrjetet sociale, të cilat kishin përmbajtje ofenduese dhe provokuese për shtetin e Kosovës, vetura e tij u konfiskua të martën nga Policia, shkruan Reporteri.net.

    Në rrjetin social Instagram, Djordjeviç i njohur si ‘Crni’ (I ziu), shpërndau video në të cilën kishte vendosur lokacionin e cila paraqiste Kosovën si pjesë të Serbisë.

    Vetura e tij luksoze e tipi Bentley, po qëndronte në sheshin ‘Skendërbeu’ në Prishtinë kur u konfiskua nga Policia e Kosovës.

    Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka siguruar pamje kur vetura me targa të Beogradit është konfiskuar.

    Kosova për të dytën herë ndodhet në hartën e vendeve që parakaluan super-veturat e organizimit të njohur botëror “OneLife Rally”.

    Gazeta Online ‘Reporteri.net’ është mbështetës i këtij eventi të grupit “Marakli t’Kerreve” dhe e transmetoi LIVE në Facebook.

    Superveturat qëndruan të ekspozuara në sheshin ‘Skënderbeu’ gati 24 orë.

    Krahas sponsorëve të këtij eventi, këtë vit edhe Gazeta Online ‘Reporteri.net’ është mbështetës zyrtar dhe sponsor medial i organizimit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!