×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtari milioner i VV-së në KQZ, Alim Rama posedon mbi 1.2 milionë euro para të gatshme

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 13:59

    Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, Alim Rama, ka deklaruar se posedon mbi 1.2 milionë euro të gatshme  të ruajtura në banka.


    Ai në deklarimin e pasurisë në Anti Korrupsion ka bërë të ditur se në Prishtinë ka para të gatshme të ruajtura në bankë 720 mijë e 252 euro, kurse 558 mijë e 289 euro në një bankë në Amerikë.

    Rama ka deklaruar se posedon edhe një shtëpi e dy banesa dhe dy vetura, njërën në vlerë 48 mijë euro, kurse tjetrën në vlerë 7 mijë euro. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!