×
  • Lajme
  • Lajme

    Borell i shkruan Kurtit: Ardhja juaj në Bruksel, sinjal i fuqishëm për partneritet të ngushtë mes nesh

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 14:53

    Kryeministri Albin Kurti, ka pranuar një letër nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Polikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell.


    Në letrën e shpërndarë nga Zyra e Kryeministrit, duke iu falënderuar për letrën që Kryeministri Kurti ia ka dërguar, Borrell shprehet mirënjohës për takimet e përbashkëta në Bruksel.

    “Jam mirënjohës që kisha rastin t’u mirëprisja në Bruksel tri herë që nga marrja e detyrës së re. Kjo dërgon sinjal të fuqishëm për partneritetin e ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës”.

    “Mirëpres bashkëpunimin tonë të ngushtë në vazhdimësi dhe shkëmbimet tona në baza të rregullta”, thuhet në letër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!