×
  • Sport
  • Sport

    Publikohen formacionet zyrtare mes Anglisë dhe Gjermanisë

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 17:00

    Gjithçka është gati për ndeshjen e zjarrtë të 1/8 së finales në Kampionatin Evropian.


    “Wembley” do të mirëpresë dy prej kombëtareve favorite për ta fituar Evropianin, Anglinë dhe Gjermaninë.

    Të dy ekipet kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj ndeshje.

    Anglia e mbylli fazën e grupeve të Euro 2020 në vendin e parë në grupin D me shtatë pikë, kurse Gjermania përfundoi dyta në grupin F.

    Fituesi i këtij dueli do të luajë me fituesin e duelit tjetër mes Suedisë dhe Ukrainës.

    Statistikat mes dy klubeve janë pothuajse të barabarta. Në 32 ndeshjet e zhvilluara, edhe Anglia edhe Gjermania kanë nga 13 fitore, bashkë me gjashtë barazime.

    Anglia ia ka shënuar 51 gola, kurse Gjermania 42.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!