×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident te Rruga B, lëndohet një person

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 19:04

    Sot rreth orës 18:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve në Rrugën B në Prishtinë.


    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

    Lidhur me këtë rast, është lënduar një person dhe i njëjti është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

    Rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

    “Sot rreth orës 18:00 në Rrugën B në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

    “Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet tutje në përgjigjen e Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!