Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është shprehur se kryetari i ri i këtij subjekti i cili do të zgjedhet më 3 korrik duhet të marrë përgjegjësi e jo të fshihet pas emrave të tjerë.
“Ai/ajo duhet ta ketë parasysh ruajtjen e kontinuitetit. E them me bindje që Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli misionin e tyre e kanë përmbushur në mënyrën më të mirë, qoftë në atë kombëtar, patriotik, qoftë si lidership. Mendoj që edhe Thaçi edhe Veseli”, ka thënë Musliu.
Musliu nga Info Magazine i ka bërë thirrje kryetarit të ri, cilido që të zgjedhet që subjekti duhet ta ketë një nënkryetare.
“Nuk do të ndodhë që të kemi 9 apo 12 nënkryetarë dhe asnjë nënkryetare grua. Këtë duhet ta ketë të qartë kryetari i ri. PDK ka shumë gra dhe vajza që janë aktiviste, cilado të jetë do të jetë e mirëseardhur”.
Konventa e 3 korrikut, sipas saj do të jetë pikënisja drejt fitoreve të reja të PDK-së në zgjedhje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.