×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq paralajmëron referendum: Populli do të vendosë në fund për çështjen Kosovë-Serbi

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 21:52

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përgjatë një interviste në Euronews në edicionin serb, ka paralajmëruar për mbajtjen e një referendumi të mundshëm për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.


    Vuçiq, derisa tha se Serbia është e gatshme të bëjë kompromis për marrëveshjen finale me Kosovën, tha se populli do ta japë fjalën e fundit lidhur me të.

    “Serbia është e gatshme për kompromis, Serbia sigurisht që është e gatshme të diskutojë për një kompromis dhe janë populli ata që do të vendosin në fund”, deklaroi ai.

    Sipas tij, një konflikt i ngrirë do të mund të dërgonte në një katastrofë dhe “konflikt që askujt nuk i duhet”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!