×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mësuesja e 20 vjeçarit që u vra në Velipojë, vargje të riut: Seç e veshi e ëma dhandër për këtë ditë

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 23:13

    Vdekja e Musaen Zenelit tronditi mbarë opinionin publik, jo vetëm nga mënyra se si u nda nga jeta por edhe për shkak të historisë së tij.


    Akoma më të dhimbshme e bën historinë fakti që i ndjeri ishte rritur jetim pasi i babai kishte ndërruar jetë vite më parë, ndërsa 20-vjeçari ishte rritur me sakrifica nga e ëma.

    Musaeni, i cili u vra gabimisht në Velipojë ku edhe punonte si kamarier u përcoll sot për në banesën e fundit. Ndërkaq, mësuesja e gjimnazit të Musaenit, Valdete Gjyrezi ka ndarë në rrjetet sociale foto me adoleshentin nga mbrëmja e maturës. Ajo i ka kushtuar disa vargje prekëse.

    Mësuesja ka prekur me vargjet kushtuar të riut të pafajshëm të cilit iu pre jeta në mes në mënyrën më të padrejtë.

    Vargjet e plota

    Musaeni yne

    Sec e veshi e ema

    Dhander per kte dite

    Le te gzoje i shkreti

    Ti bashkohet shoqerise

    Se ndau per mje bluze

    As per nje kollare

    Ishte veshur bukur

    Lezet per ta pare

    Ja kishin dhuruar

    Te gzohej jetimi

    Gzoi e vallzoi

    Deri ne 11

    Se neser fillonte

    Pune si kamarjer

    Gezimi tij i pare

    Sa te merrte rrogen

    Nenes ai me vrap

    Doren do ja shendonte

    Por kur gzon fukarai

    Kur u ba zein

    E martoi me plumba

    Kostumi i mbet i ri

    Nuk e besun shoket

    Nuk e besoi shkolla

    Musaeni mire

    Qe nuk tremb as “sorra”

    Ah mor Musaen

    Sa zemra trishtove

    Kalove pandemin

    E plumbin se mashtrove

    Nuk ishte faji jot

    Ishte fati zi

    S’te ndihmoi drejtesia

    Por te bani kurban

    Dhe kjo asht padrejtsi

    Qofsh i xhenetit biri yne,

    Ti o djal i ri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!