Mutacioni indian prek edhe personat e vaksinuar plotësisht, por pasojat e infektimit janë shumë herë më të lehta se tek të pavaksinuarit.
Këtë e pohojnë autoritetet izraelite, të cilët konstatojnë se 40% e të prekurve nga i ashtuquajturi varianti Delta janë persona që e kanë përmbyllur plotësisht ciklin e vaksinimit. Mutacioni indian po përhapet prej mesit të qershorit në këtë vend.
Megjithatë shifrat e të shtruarve në spitale apo të viktimave nuk kanë pësuar rritje.
57% e popullsisë izraelite janë vaksinuar me të dyja dozat e Pfizer, ndërsa qeveria po përpiqet të përshpejtojë ritmet e imunizimit të popullatës duke u bërë thirrje të vaksinohen edhe fëmijët e moshave nga 12 deri 15 vjeç dhe adoleshentët.
Sakaq, një tjetër studim i publikuar nga revista shkencore Nature arrin në konkluzionin se imuniteti i krijuar nga vaksinat Pfizer, dhe Moderna mund të zgjasë për një kohë të gjatë.
Nga analizat e gjakut të disa të vaksinuarve me këto vaksina është konstatuar prani e lartë e qelizave imunitare të tipit B, që njihet ndryshe edhe si kujtesa qelizore imunitare.
Këto qeliza mund të qarkullojnë nëpër vena për vite e madje edhe për dekada, ndaj dhe mund të mos jetë nevoja për doza të tjera përforcuese.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.