×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një person në Spitalin e Gjakovës, Policia nis hetimet

    Reporteri
    30 Qershor 2021 | 8:46

    Një person ka vdekur dje në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Rasti po hetohet si “hetim i vdekjes”.


    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    “Rr. Mic Sokoli, Gjakovë 29.06.2021 ─ 01:12. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte ndërruar jetë në repartin e psikiatrisë në Spitalin Rajonal Gjakovë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raport.

    Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti vazhdon të hetohet. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!