×
  • Lajme
  • Lajme

    Sejdiu kritikon Qeverinë Kurti: 100 ditë punë me arsyetime, akuza, ankesa e populizëm

    Reporteri
    30 Qershor 2021 | 9:57

    Ish-deputeti Dardan Sejdiu ka thënë se ka pritur që 100 ditshi i punës së Qeverisë në krye me Albin Kurtin ka pritur që të jetë agresiv e ambicioz.


    Megjithatë, Sejdiu thotë se ajo se çka është parë në këto ditë të punës janë arsyetimet, akuza e ankesat për popullizëm.

    “Arsyetime, akuza e ankesa!

    100 ditëshi i Qeverisë Kurti kam pritur që të jetë agresiv e ambicioz, zhvillimor e transformativ, siç ishte edhe Alternativa Qeverisëse! Ajo çfarë pamë këto 100 ditë ishin arsyetime, akuza, ankesa e popullizëm! E ardhmja është digjitale, digjitalja kërkon ambicie e guxim transformues”, ka shkruar ai.

    “E ardhmja është e gjelbërt, e gjelbërta kërkon qartësi mbi orientime të politikave publike.  E ardhmja mund të filloj edhe 100 ditët e ardhshme!  Jo domosdoshmërisht nga qeveria”, tha Sejdiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!