Gjykata e Durrësit vendosi si masë sigurie “arrest në burg” për shoferin e kamionit, Sulo Pajo 55-vjeç ku u sekuestruan 17 kg heroinë.
Lënda narkotike u sekuestrua në portin e Durrësit pas një hetimi dhe aksioni të nisur nga policia e Shkodrës.
Kamioni me targa shqiptare ishte nisur drejt Mali të Zi për t’u furnizuar me mall për t’u kthyer më pas dhe për ta dërguar në Itali përmes portit të Durrësit, por agjentët në doganën e Hanit të Hotit nga informacionet dhe dyshimet që kishin vendosën që ta ndalonin për kontroll.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.