Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës tek Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, ku ka vënë në pranga shtatë zyrtarë të kësaj agjencie.
Aksioni i cili është në kuadët të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike me Prokurorinë, po zhvillohet në disa komuna të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se në muajin shkurt ishin arrestuar disa zyrtarë të AZHB-së, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare – dhënie e marrje ryshfeti.
Në aksionin në fjalë ishin sekuestruar edhe vetura e ishin gjetur valixhe me para.
Aksioni pritet të zhvillohet edhe në disa komuna të vendit, dhe pritet arrestimi i dhjetëra zyrtarëve.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelani, por ai ka thënë se është duke mbledhur informacion dhe do të njoftojë pas pak për të dhënë detaje lidhur me aksionin. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.