Policia ka arrestuar një tjetër të dyshuar si autor i vendosjes së një sasie eksplozivi në një objekt në ndërtim në Lezhë, në dhjetor të vitit 2020.
Në bazë të provave të grumbulluara, policia ka vënë në pranga 21-vjeçarin me iniciale A. S., banues në Fushë Krujë.
Akuzat që rëndojnë mbi të janë: “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.
Më parë është vënë në pranga autori tjetër i dyshuar për vendosjen e sasisë së eksplozivit në një objekt në ndërtim.
Më 19 dhjetor 2020 këta dy persona dyshohet se kanë vendosur në Shëngjin, në një nga kolonat e një objekti në ndërtim, në pronësi të shtetasit L. Gj., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.