Katër persona janë vënë në pranga në Vlorë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për K. M., 49 vjeç, banues në Vlorë, për shkatërrim të pronës me zjarr, mbetur në tentativë.
Nga hetimet dyshohet se 49-vjeçari është autori i djegies së dy automjeteve në qytetin e Vlorës, më 14 prill të 2018
Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë arrestuar në flagrancë E. S., 51 vjeç, banues në Vlorë dhe E. SH., 33 vjeç, banues në Fier. Këta të fundit janë kapur në flagrancë nga policia në një pikë karburanti në Vlorë, duke shkarkuar një sasi të konsiderueshme nafte, pa dokumentacionin përkatës të origjinës së mallit.
Sasinë e karburantit dyshohet se 51-vjeçari e ka siguruar duke shpërdoruar detyrën gjatë kohës që ka qenë i punësuar pranë kantierit të naftës në fshatin Sherishtë. Ndërsa, Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë A. G., 22 vjeç pasi u kap duke duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.