Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se më 1 korrik do të finalizohet drafti i parë i projektligjit për konfiskimin e pasurisë të pajustifikueshme.
Ky projektligj është premtim i Qeverisë Kurti 2.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme po bën shqyrtimin e draftit të raportit 100-ditor të punës së saj.
Kurti në prezantimin e punës së Qeverisë gjatë 100 ditëve, ka folur edhe për luftimin e krimit të organizuar.
Shefi i Qeverisë tha po ashtu se gjatë këtyre 100 ditëve kanë realizuar qindra aksione, ku janë shkatërruar tetë grupe kriminale dhe janë konfiskuar 7 milionë euro.
“Në sektorin e rendit dhe sigurisë kemi dërguar mesazh se Kosova nuk mund të jetë as burim e as tranzit për krimin e organizuar. Për 100 ditë kemi kryer 101 operacione, 221 bastisje, 933 arrestime janë shkatërruar 8 grupe kriminale dhe janë konfiskuar 7 milionë euro”, tha ai.