×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vrite shqiptarin”, “Kosova është Serbi”, Gjykata merr vendim për malazezin që u arrestua gjatë festës së Vidovdanit

    Reporteri
    30 Qershor 2021 | 16:03

    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh malazezit i cili të hënën gjatë manifestimit të përvjetorit të Vidovdanit, ka bërë nxitje të urrejtjes.


    Sç njofton Gjykata, R.J. ka kryer veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe e mos durimit”.

    “Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri R.J. ka kryer veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe e mos durimit” e sanksionuar nga neni 141 par.1 të KPRK-së, se me datën 28.06.2021, rreth orës 14:00 në fshatin Mazgit, Komuna e Obiliqit, respektivisht tek monumenti i “Gazimestanit”, i pandehuri, me dashje dhe planifikim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim mes grupeve etnike dhe fetare që jetojnë në territorin e Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që gjatë manifestimit te përvjetorit të njohur si “Vindov Dan”, i njëjti publikisht dhe në prezencën e një numri të konsiderueshëm qytetarësh, ka brohoritur, “Vrite shqiptarin”, “Kosovën do ta lajm me gjak”, “Kosova është Serbi”, kurse para gazetarëve dhe mediave të pranishme ka deklaruar se “shqiptarët do ta kenë ngushtë”, duke rrezikuar prishjen e rendit publik, duke nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje mes grupeve etnike dhe fetare në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    “Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.J. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, në bazë të nenit 187 paragrafi 1, nën paragrafi 1.2.1 dhe paragrafi 1.2.3 të KPP-së.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!