×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, akuzat për korrupsion

    Reporteri
    30 Qershor 2021 | 16:30

    Policia ka arrestuar prokurorin e Kukësit Edmond Karriqi.


    Prokurori akuzohet si i përfshirë në korrupsion pasiv. Ai akuzohet se merrte para për të favorizuar persona në hetim. Arrestimi i tij ka ndodhur gjatë një operacioni të policisë dhe gjatë kohës teksa ai ndodhej në qendër të qytetit të Kavajës. Edhe shoferi i prokurorit thuhet të ketë përfunduar në pranga. Policia ka bërë kontrolle në banesën e prokurorit dhe pritet të njoftojë nëse ka gjetur asete të dyshimta.

    Edmond Karriqi ka qenë prokuror edhe i çështjes së këngëtares Fjolla Morina, e cila u kap me armë në pikën kufitare të Morinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!