×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia dënon shoferin e autobusit që përdori telefonin gjatë vozitjes në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

    Reporteri
    30 Qershor 2021 | 20:15

    Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon të pranojë informacione për kundërvajtje të rregullave të trafikut.


    PK-ja ka njoftuar për një rast kur shoferi i autobusit ka përdorur telefonin gjatë vozitjes në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, e që kjo paraqet rrezik të madh për pjesëmarrësit në trafik.

    “Përdorimi i telefonit gjatë vozitjes paraqet rrezik të madh për pjesëmarrësit në trafik, në këtë rast edhe më shqetësuese kur telefoni përdoret nga shoferi i autobusit.

    Policia po pranon çdo ditë e çdo natë informacione relevante nga qytetarët dhe mediat në funksion të parandalimit të aksidenteve në trafik. Ndërmarrja e masave policore dhe shqiptimi i gjobave ka për qëllim krijimin e një sigurie më të madhe rrugore për të gjithë ne”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!