×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rreth tetë mijë të vaksinuar mbi 18 vjeç në ditën e parë në Shqipëri

    Reporteri
    30 Qershor 2021 | 21:18

    Afro tetë mijë persona janë vaksinuar në ditën e parë të vaksinimit të hapur anti-COVID në Shqipëri.


    Të martën në të gjithë Shqipërinë janë vaksinuar afro 12 mijë persona, shumica prej tyre kishin aplikuar tek e-Albania, ndërsa pjesa tjetër ishin qytetarë që merrnin paralelisht dozat e dyta të vaksinave.

    Zëvendësministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Eugena Tomini, tha se edhe në ditën e dytë të vaksinimit masiv për të gjithë grupmoshën mbi 18 vjeç po ecën me ritme të shpejta.

    Ditët e hapura të vaksinimit mbi 18 vjeç do të funksionojnë çdo muaj. Janë 23 mijë persona që kanë aplikuar tek e-Albania për t’u vaksinuar.

    Aktualisht për vaksinimin masiv po përdoret vaksina Coronavac, ndërsa për qytetarët me probleme shëndetësore po përdoret vaksina Pfizer dhe AstraZeneca./Tvklan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!