Kandidati për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi është i bindur që në dy vitet e ardhshme, në një moment të caktuar mund të ketë zgjedhje qendrore të parakohshme.
Krasniqi në T7 thotë se zgjedhja e kryetarit të ri të PDK-së nuk duhet të lidhet në asnjë mënyrë me rezultatin e zgjedhjeve lokale, për atë e përmendi edhe mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme.
“Zgjedhja për kryetarin e PDK-së, nuk duhet të jetë e lidhur në asnjë mënyrë me rezultatin e zgjedhjeve lokale, sepse është një periudhë jashtëzakonisht e shkurt për të pasur një ndryshim rrënjësor.
Ky është një mandat 2 vjeçar, dhe unë besoj që bilanci i kryetarit të ri të PDK-së duhet të bëhet tash dy vite, e tash dy vite ne mund të kemi edhe zgjedhje tjetra, në fakt bindja ime e plotë është që në një moment të caktuar do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme zgjedhore dhe fokusi nuk duhet të jetë vetëm në zgjedhjet lokale”, tha Krasniqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.