×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e Sllovenisë: Qeveria e Kosovës t’i bindë vendet skeptike për liberalizim të vizave

    Reporteri
    30 Qershor 2021 | 22:54

    Vendimi për liberalizim të vizave për kosovarët, tashmë është në duart e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, thonë për klannkosova.tv nga Ambasada e Sllovenisë në Kosovë.


    Kjo përgjigje e tyre vjen vetëm pak orë që kur Bashkimi Evropian do gjendet më nën presidencën e Sllovenisë.

    ”Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e madhe të liberalizimit të vizave me BE-në për Kosovën dhe e mbështesim atë. Vendimi tani është në duart e vendeve anëtare të BE”.

    Tutje në përgjigjen e tyre thuhet se është me rëndësi jetike që tashmë Qeveria e Kosovës, të zhvillojë dialog me vendet anëtare të BE-së për t’i bindur pro liberalizimit.

    ”Është e rëndësishme që qeveria e Kosovës të zhvillojë dialog të rregullt me vendet anëtare të BE-së ‘skeptik’ dhe t’i bindë ata. BE-ja përbëhet nga 27 shtete anëtare dhe të gjithë duhet të jenë në bord për vendimet”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!