×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mbahet “Parada e Krenarisë” në Prishtinë

    Reporteri
    01 Korrik 2021 | 8:16

    Tubimi për Paradën e Krenarisë do të fillojë sot në orën 11:30 në Sheshin “Skëndërbeu”.


    Në orën 12:00 do të fillojë të ecja drejt sheshit, ndërsa do të përfundoj tek sheshi “Zahir Pajaziti” me një fjalim që adreson mesazhin e Javës së Krenarisë për këtë vit.

    Parada përfundon më një koncert të shkurtër.

    Motoja e Javës së Krenarisë për këtë vit ishte: “Bashkë dhe Krenarë.”

    “Përmes sloganit ‘Bashkë dhe Krenarë’ bëmë thirrje për solidaritet, barazi, drejtësi dhe ndryshim shoqëror. Bashkë – sepse qëllimi jonë është të qëndrojmë Bashkë ndaj çdo sfide, e vetëm të bashkuar mund të arrijmë të krijojmë një shoqëri të barabartë dhe të dinjitetshme, në të cilën mund të jetojmë krenarë.

    Krenarë – sepse personat LGBTI+ janë pjesë e pashmangshme e çdo segmenti shoqëror, dhe krenarë me orientimin dhe identitetin e tyre”, thuhet në njoftim.

    Në njoftim më tej thuhet se përmes aktiviteteve përgjatë Javës së Krenarisë, është synuar fuqizimi i personave LGBTI për t’u përballur me diskriminimin e përditshmën në Kosovë. Java e Krenarisë edhe këtë vit ka adresuar çështje të gjendjes aktuale të personave LGBTI në shoqërinë kosovare, e cila vazhdon të mos i trajtoj personat LGBTI si të barabartë.

    Organizatorë janë Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendra për Liri dhe Barazi (CEL) me organizatat partnere Civil Rights Defenders (CRD), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!