Një 74-vjeçar është gjetur i mbytur në një rezervuar mbrëmjen e sotme në fshatin Palaq të Prezës.
Sipas deklarimeve familjarëve dyshohet se 74-vjeçari ka hyrë për tu freskuar në rezervuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Më datë 30.06.2021, është njoftuar salla operative se në fshatin Palaq, Prezë, është konstatuar i mbytur në një rezervuar shtetasi M. T., 74 vjeç. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e familjarëve dyshohet se ky shtetas ka hyrë për tu freskuar në rezervuar dhe për pasojë ka humbur jetën.” – njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.