×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosnett merr pjesë në “Paradën e Krenarisë” në Prishtinë

    Reporteri
    01 Korrik 2021 | 12:40

    Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, është parë të jetë i pranishëm në “Paradën e Krenarisë” në Prishtinë.


    Ai ka ecur bashkë me turmën rrugëve të qendrës së Prishtinës, shkruan Reporteri.net.

    Tubimi ka filluar në orën 11:30 në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa në orën 12:00 ka filluar ecja drejt sheshit e cila do të përfundojë tek sheshi “Zahir Pajaziti” me një fjalim që adreson mesazhin e Javës së Krenarisë për këtë vit.

    Parada do të përfundojë më një koncert të shkurtër.

    Në këtë paradë janë parë edhe fytyra të tjera publike si ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, deputetja Adriana Matoshi, aktorja Shëngyn Ismaili, drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha, anëtarë të Partisë Socialdemokrate etj., që kanë dalë në mbështetje të këtij komuniteti.

    Kujtojmë se paradës i kanë paraprirë aktivitete të shumta përgjatë Javës së Krenarisë.

    Përmes këtyre aktiviteteve është synuar fuqizimi i personave LGBTI.

    Java e Krenarisë edhe këtë vit ka adresuar çështje të gjendjes aktuale të personave LGBTI në shoqërinë kosovare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!