×
  • Lajme
  • Lajme

    Shi i madh me kokrriz e pushton Mitrovicën, bllokohen rrugët

    Reporteri
    01 Korrik 2021 | 13:46

    Mitrovica është përfshirë nga një furtunë e madhe me shi e kokrriz.


    Pas një dielli të fortë dhe temperaturave të larta, askush nuk e kishte pritur këtë breshër të madh.

    Nga disa lagje qytetarët po raportojnë se disa rrugë janë bllokuar nga shiu dhe kokrrizi i madh që ra.

     

    Edhe në këto momente shiu po vazhdon të bie, ndërsa në videot e dërguara në adresë të Reporterit, shihet grumbulli i ujit në qendër të qytetit.

     

    Ndryshe, ky breshër duket se ka dëmtuar edhe shumë kulturat bujqësore në shumë vende të rrethinës së Mitrovicës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!