×
  • Lajme
  • Lajme

    Rivarroset Magbulle Morina, ishte e zhdukur 22 vite më parë gjatë luftës

    Reporteri
    01 Korrik 2021 | 16:09

    Sot në varrezat e fshatit Bubavec të Komunës së Malishevës, është rivarrosur, Magbulle Morina (1943), e cila ishte zhdukur 22 vite më parë, gjatë luftës së fundit, përkatësisht konsiderohej e zhdukur që nga 5 maji i vitit 1999, ndërsa trupi i saj është gjetur në varrezat myslimane në Mitrovicë, ndërsa identifikimi është bërë përmes ADN-së nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.


    Nga Komuna e Malishevës kanë bërë të ditur se përveç familjareve, në ceremoninë varrimit kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, Kushtrim Gara nga zyra e Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Bajram Çerkini nga shoqata e të pagjeturve të Kosovës, si dhe nga zyrtarët nga dega në Malishevë, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, Sead Paçarizi, dhe qytetarë të tjerë.

    Në Komunën e Malishevës, të zhdukur gjatë luftës së fundit, janë edhe 40 persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!