Shefi i Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Skënder Ismaili, ka folur mbrëmjen e sotme për aksidentin tragjik në autostradën Fier – Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi, mes të cilëve edhe dy vajzat 9 dhe 14 vjeçe.
Ai tregoi në Report Tv detaje të reja nga aksidenti, pasi tha se në ngjarje ishte e përfshirë edhe një makinë e tretë, tip AUDI Q7, e cila ishte duke ecur me shpejtësi shumë të madhe, por u parakalua nga Igli Madani, me këtë të fundit që goditi nga mbrapa mjetin që po udhëtonte familja Gushi.
Ismaili tha se shpejtësia mesatare me të cilën po udhëtonte Igli Madani ishte 165 kilometër në orë, ndërsa gjurmët e frenimit të mjetit që shkaktoi aksidentin janë 63 metër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.