Këto janë të gjitha ngjarjet e ditës së sotme.
10:00 Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne për shënimin e 31-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990. (Salla e seancave plenare)
11:00 Agjencia kundër Korrupsionit organizon hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. (Objekti i AKK-së)
12:00 Komuna e Prishtinës mban konferencë për medie, ku do të prezantojnë gjetjet kryesore nga dy hulumtimet e realizuara në lidhje me seroprevalencën e SARS-COV-2. Në këtë konferencë do të marrin pjesë Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti dhe Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë z. Bujar Gashi ( Në sallën e konferencave në Komunë)
12:00 Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Fushë Kosovë mban konferencë për medie. (Zyra e Degës së PDK-së në Fushë Kosovë, Rruga “Dardania”)
14:00 Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes Ndërkombëtare më Bankën Evropiane për Investime (BEI) për financimin e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.