Në rrethana ende të panjohura, katër depo të mbushura me pemë dhe perime janë përfshirë nga zjarri të enjten rreth orës 16:00 te tregu me shumicë në zonën industriale.
Policia ka bërë të ditur përmes raportit 24 orësh se nga zjarri kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, shkruan Reporteri.net.
“Tregu me shumicë-Zona industriale, Prishtinë 01.07.2021-16:07. Është raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri janë përfshirë katër depo të mbushura me pemë dhe perime –prona të katër viktimave meshkuj kosovarë. Njësit relevante dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale që dyshohet të jenë të konsiderueshme, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.