Dy fëmijë të moshave 13 dhe 17 vjeç kanë pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur sot rreth orës 09:30 në Prizren.
Rastin për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Osmanollaj ka thënë se në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy çiklistë, ku këta të fundit janë dërguar në QKUK për trajtim.
“Rreth orës 9:30, në rrugën tranziti i ri në Prizren ka ndodh një aksident trafiku mes një kamioni dhe dy çiklistëve, ku dy çiklistët kanë pësuar lëndime të rënda. Fillimisht janë trajtuar në emergjencën në Prizren, pastaj u dërguan QKUK. Ata janë fëmijë, njëri diku rreth moshës 13 vjet dhe tjetri 17 vjet”, tha Osmanollaj. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.