×
  • Lajme
  • Lajme

    Hasan Ismajli, kandidat i AAK-së për kryetar të Fushë-Kosovës

    Reporteri
    02 Korrik 2021 | 12:57

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zyrtarizuar edhe një kandidat për komunë.


    Hasan Ismajli do të jetë kandidat për komunën e Fushë-Kosovës në zgjedhjet lokale nga kjo parti.

    “Ai do të jetë kandidat i Aleancës për kryetar të Fushë Kosovës, në funksion të realizimit të Programit Zgjedhor që do të sjellë më shumë punësim e mirëqenie”, ka shkruar kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj në Facebook.

    Ditët e fundit, AAK-ja ka bërë të ditur 14 emra të kandidatëve për komunat në Kosovë ndërsa pati paralajmëruar se të tjerë do t’i zyrtarizojë në vijim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!