Në mesin e 955 zyrtarëve publik të cilët do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë, është edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Emri i Osmanit figuron në listën e kontrollit të plotë të pasurisë, të publikuar nga Agjencia Anti-Korrupsion, shkruan Reporteri.net.
Përveç presidentes, shorti për kontroll të plotë të pasurisë i ka rënë edhe kryeministrit të vendit, Albin Kurti, si dhe shumë figurave tjera të rëndësishme siç janë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, Ardian Gjini, Mimoza Kusari-Lila e Fjolla Ujkani, bashkëshortja e ish-presidentit Thaçi, Lumnije Thaçi, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi dhe Anton Quni, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe të tjerë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.