Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të qenë më të mbrojtur gjatë verës. Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu shprehet se në këtë mënyrë mund të përballohen edhe variantet e reja të koronavirusit dhe vjeshta.
“Vaksinim. Vaksinim. Vaksinim. Sa më shumë qytetarë të mbrojtur gjatë muajve të verës, aq më mirë do t’i bëjmë ballë varianteve të reja të mundshme të COVID 19 dhe vjeshtës së ardhshme”, shkruan Manastirliu.
Më herët edhe drejtori i urgjencës Skënder Brataj lëshoi të njëjtin apel për qytetarët për A2 CNN, në një kohë kur rreziku nga varianti Delta është shumë pranë.
Ndërkohë procesi i vaksinimit në vendin tonë vijon për personat mbi 50 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 974,486 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 407,402 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.