×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi flet para Konventës: Kjo është përgjegjësia më e madhe që e kam marrë në jetë

    Reporteri
    03 Korrik 2021 | 9:44

    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konventën e dhjetë me radhë, ku do të zgjidhet edhe kryetari i ri i kësaj partie.


    Kandidaturën për kreun e PDK-së e ka shpallur vetëm nënkryetari i deritashëm, Memli Krasniqi.

    Para nisjes së Konventës, para mediave, Krasniqi ka thënë se kjo është  përgjegjësia e tij më e madhe që e ka marrë në jetë, shkruan Reporteri.net.

    “Ndihem jashtëzakonisht mirë, është një ditë shumë e madhe për mua. Nuk e kam pritë këtë ditë, por në kontekstin në të cilin gjendemi është dashur ta marr përsipër këtë përgjegjësi.

    Është përgjegjësia më e madhe që kam marrë deri më tani”, u shpreh ai për T7.

    Në Konventën e PDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri do të marrin pjesë 794 delegatë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!