Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë të gjitha përgatitje e nevojshme për mbajtjen e Konventës së 10-të ku do të zgjedhet kryetari i ri.
Kandidat i vetëm për këtë pozitë është Memli Krasniqi, por që nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe kandidatë të tjerë ka bërë të ditur në një konferencë për medie, Betim Gjoshi nga kjo parti.
Sipas tij, nëse dikush shpreh gatishmërinë të kandidohet i mbetet delegatëve të vendosin nëse do ta lejojnë një gjë të tillë, raporton OE.
Ai më tej ka shtuar se edhe për mënyrën e votimit do të vendoset gjatë punimeve dhe se në rënd ditë jenë 16 pika. Në zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së do të marrin pjesë 794 delegatë.
Ndërsa ish-ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj dy ditë më parë përmes një konference për media bëri të ditur se nuk do të kandidojë për të parin e partisë.
Kjo është hera e parë që Partia Demokratike e Kosovës, mban konventën zgjedhore pa praninë e dy ish-liderëve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët po gjykohen në Hagë si të akuzuar për krime të luftës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.