×
  • Lajme
  • Lajme

    Sami Lushtaku thotë se Memli Krasniqi është dashur të ketë kundërkandidat

    Reporteri
    03 Korrik 2021 | 10:04

    Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku ka thënë se Memli Krasniqi do të duhej të kishte kundërkandidat për pozitën e Kryetarit të PDK’së.


    Në një intervistë për T7, Lushtaku ka thënë se ata kanë besuar që do të ketë kundërkandidat, por se një gjë e tillë s’ka ndodhur.

    Lushtaku e ka konfirmuar edhe se do të jetë kandidat për kryetar të Skënderajt.

    “Është dasht me pas kundërkandidat. Na kemi besu që do të ketë, por ja që s’ka. Do të jem kandidat për kryetar të Skënderajt”, ka thënë Lushtaku.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!