×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kur ndalet PDK, ndalet Kosova” – Uran Ismaili kujton porosinë që Kadri Veseli ua dha delegatëve

    Reporteri
    03 Korrik 2021 | 10:54

    Ka nisur Konventa Zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës në të cilën pritet të zgjedhet kryetari i ri i këtij subjekti.


    I pari që ka marrë fjalën është sekretari i partisë, Uran Ismaili i cili njëherësh është edhe kandidat për kryetar të Prishtinës.

    Ismaili kujtoi porosinë që ish-kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, ua kishte dhënë gjithmonë delegatëve të partisë.

    “Kur ndalet PDK, ndalet Kosova, ruajeni njëri tjetrin dhe mos u ndalni, kjo është porosia që na ka dhënë gjithmonë Kadri Veseli”, tha Ismaili.

    Ai tha se dobësimi i PDK-së, ishte qëllimi i të tjerëve, por sipas tij, duke qenë bashkë, rrugëtimi është më i lehtë.

    Ndërkohë para nisjes së Konventës, ka folur edhe kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi.

    Krasniqi ka thënë se kjo është përgjegjësia më e madhe që e ka marrë në jetë.

    Në konventë, marrin pjesë 794 delegatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!