×
  • Lajme
  • Lajme

    Të gjithë delegatët në Konventën e PDK ngriten në këmbë e duartrokasin kur përmendet Hashim Thaçi e Kadri Veseli

    Reporteri
    03 Korrik 2021 | 11:05

    Ka nisur Konventa Zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës në të cilën pritet të zgjedhet kryetari i ri i këtij subjekti.


    I pari që ka marrë fjalën është sekretari i partisë, Uran Ismaili i cili njëherësh është edhe kandidat për kryetar të Prishtinës.

    Ismaili përmendi dy ish-kryetarët e partisë, Hashim Thaçi e Kdri Veseli teksa u kujtoi porosinë që, Kadri Veseli, ua kishte dhënë gjithmonë delegatëve të partisë.

    Në ato momente, të gjithë delegatët nderuan Thaçin e Veselin duke u ngritur në këmbë dhe duke duartrokitur për një kohë të gjatë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!